Reali tërhiqet nga gara për Haaland

Futboll

Reali tërhiqet nga gara për Haaland

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 11:01
Erling Haaland

Erling Haaland nuk është më në listën e prioriteteve të Real Madrid.

Skuadra e Real Madrid nuk do të bëjë lëvizje drejt Haaland, me vëmendje që tashmë është kthyer krejtësisht kah Kylian Mbappe.

‘Dailystar’ shkruan se ‘Los Blancos’ kanë hequr dorë nga ylli i Borussia Dortmund. Ata nuk kanë interesim, pasi Mbappe është prioriteti dhe nuk kushtet ekonomike nuk mundësojnë lëvizje për të dy.

Barcelona ka pasur interesim për lojtarin, por edhe ata kanë të kufizuara hapësirat financiare.

Gjasat janë të mëdha që me Real e Barcelona jashtë gare norvegjezi të përfundojë në Premier League.

Manchester United, Manchester City, Liverpool e CHelsea janë duke monitoruar situatën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat