Në emocione të finales së Kupës së Afrikës

Futboll

Në emocione të finales së Kupës së Afrikës

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 11:04
Mane

Senegali është kualifikuar për herë të fundit në finalen e Kupës së Afrikës në vitin 2019, ku u mundën 1- 0 nga Algjeria.

Skuadra aktuale, e cila renditet e para në klasifikimin kontinental, është plot talente të cilët luajnë për PSG-në, Çelsin, Liverpulin dhe Bajernin e Mynihut.

“Eksperienca është diçka pozitive”, tha ylli i skuadrës, Sadio Mane.

“Kemi qenë gjithnjë favoritë që në fillim të turneut. Vuajtëm shumë infektimet me COVID dhe dëmtimet. Patëm një periudhë të vështirë, por me përvojën që kemi, ruajtëm qetësinë derisa rigjetëm grupin e plotë.

Për herë të fundit shkuam në finale. Me eksperiencën që kemi tani do përpiqemi ta fitojmë atë”, tha sulmuesi i Liverpulit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat