Tifozët e KFTirana i dedikojnë banderolën “No Totre, No Party”, mesfushori Ennur Totre u dhuron fanellën pas triumfit ndaj Skenderbeut.
Kjo ishte skenda që ra në sy pas përfundimit të ndeshjes Tirana-Skenderbeu e fituar 3:2 nga liderët e renditjes.
Mesfushori tetovar është shndërruar në pikë kyçe te ekipi me më shumë trofe në Shqipëri dhe shembulli që jep në dhe jashta fushës e ka bërë shumë të dashur për publikun. Fantazisti pëlqehet shumë nga tifozeria “tironase” që nuk mungojnë për t’i thurur elozhe në çdo përmendje të tij, qoftë nga klubi apo mediat, ndërsa nuk mungojnë edhe banderolat e dedikuara për reprezentuesin e Maqedonisë së Veriut.
Kështu ishte edhe në ndeshjen e të shtunës Tirana-Skenderbeu kur në tribunën pas portës ku qëndronin grupi i tifozëve të bardhebluve u shfaq banderola “No Totre, No Party”, e që e njejta i ra në sy edhe numrit “8” të Tiranës.