Futbollisti Xherdan Shaqiri pritet të bëhet figura e ndryshimeve në Chicago Fire.
Pritshmëritë e tifozëve janë të mëdha. Gazetari Tom Bogert vlerëson pozicionin titullar të Shaqirit për ‘Blick’.
Gazetari amerikan Tom Bogert thotë: “Falë transferimit të Shaqirit, e gjithë MLS do të shikojë Chicagon”.
“Ata kanë shumë shpresa për të. Shaqiri mund të jetë një yll i madh në Major League Soccer (MLS),” - thotë Bogert për “Blick”.
Ai thotë se Shaqiri do të jetë transferimi rekord i Chicagos (rreth shtatë milionë euro sipas informacioneve të “Blick”).
“Tifozët janë të uritur për sukses dhe besojnë se Shaqiri më në fund mund t’ua sjellë atë.
Është një lëvizje fantastike nga Chicago. Shaqiri është vetëm 30 vjeç, ndoshta do të luajë një rol kyç për Zvicrën në Kupën e Botës këtë vit”, tha mes të tjera ai.
Klubit i duhet pikërisht një përforcim i tillë:
“Falë transferimit të Shaqirit, e gjithë MLS do të shikojë Chicago.
Klubi ka qenë i parëndësishëm në krahasimin e ligës për kaq shumë kohë, me Shaqirin nuk do të jetë më”, ka thënë gazetari amerikan.
Sipas tij, shkaku i Shaqiri stadiumit do të mbushet me shikues, deri 60 mijë veta.