E ardhmja e mbrojtësit të Chelsea-t, Antonio Rudiger, mbetet akoma e paqartë.
Kontrata e lojtarit me londinezët skadon në fundin e sezonit dhe negociatat për rinovimin nuk po shkojnë mirë.
Sipas Football 365, gjermani duket se ka refuzuar ofertën e fundit marramendëse që i është bërë nga klubi: plot 200 mijë funte në javë.
Kjo situatë duket se po ndiqet me shumë vëmendje nga rivalët e Blues, Manchester United, që duket se do të provojë ta marrë qendërmbrojtësin me kosto zero në fundin e këtij sezoni.