Ndërsa Alvaro Morata po pret fundin e sezonit që të largohet nga Juvja dhe të luajë të gjitha kartat për t’iu bashkuar Ksavi Hernandezit te Barça, dje nga Spanja ka ardhur bomba e madhe.
Sipas uebsajtit “Todofichajes.com”, trajneri Masimiliano Alegri u ka kërkuar drejtuesve të klubit që të nisin punën me Atletikon për blerjen definitive të Moratës, ndonëse jo në shifrën e kërkuar nga “Colchoneros” prej 35 milionë eurosh.
Ideja është ajo që torinezët të shpenzojnë maksimumi 18 milionë për kartonin e Alvaros, përndryshe do të mund të kthehet në bazë.
Nga ana tjetër, dje në Itali, media në kor pranon se bardhezinjtë janë pranë blerjes së Andrea Kambiasos.
Mbrojtësi i majtë i Xhenoas është zbulimi i këtij sezoni dhe Juvja ka gati akordin.