Shumë lumturi në shtëpinë e Everton-it për trajneri e ri Frank Lampard, i cili ka drejtuar për herë të parë skuadrën nga momenti që është bërë trajner i saj.
Një herë e parë e paharrueshme, duke parë se në Kupën e Anglisë ka ardhur fitorja 4-1 kundër Brentford. Një mbrëmje futbolli anglez që vetë trajnerin ka pranuar se nuk do ta harrojë lehtësisht.
“Mundem vetëm t’i falënderoj tifozët për mbështetjen e tyre.
Më kanë mbështetur që nga fillimi i ndeshjes e deri në fund. Jam shumë mirënjohës që më kanë pritur kaq mirë që nga dita e parë”, ka thënë Lampard për kanalet zyrtare të klubit.
“Për mua ka qenë diçka speciale, diçka që nuk do ta harroj kurrë. Tani duhet të qetësohemi dhe të përgatitemi për ndeshjet e rëndësishme të kampionatit. Kemi shumë punë për të bërë, por kam parë disa gjëra pozitive.
“Jemi Evertoni, kështu duhet të jemi agresivë, duhet të luftojmë për çdo top. E kam parë kundër Brentford dhe duhet të vazhdojmë të jemi kështu”.