Struga Trim Lum e pafat

Futboll

Struga Trim Lum e pafat

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 12:50
Struga Trim Lum e pafat

Struga Trim Lum provën gjenerale kundër Ohrid Lihnidos e mbylli me disfatë, duke bërë që trajneri Zaharievski të mos jetë i qetë në prag të stinorit pranveror, që nis javën e ardhshme, njofton “infOSport.mk”.

Edhe pse ekipi strugan kishte më shumë nga loja dhe diktonte tempo gjatë gjithë takimit, edhe njëherë tjetër ju mungoi finalizimi.

Një gjë të tillë më së miri e shfrytëzuan futbollistët e Ohrid Lihnidos, që shënuan dy gola, nga një në secilën pjesë.

Robert Mitev shënoi golin e parë për Ohrid Lihnidos në minutën e 18-të, derisa fitoren skuadrës nga Ohri, i’a siguroi Merko me golin e realizuar në minutën e 82-të.

Për ekipin e Srgjan Zaharievskit ishte kjo ndeshja e 6-të dhe e fundit në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror, në të cilin Struga Trim Lum do të kërkoj të përsëris suksesin e vitit të kaluar, duke siguruar një vend për në garat europiane.

Kujtojmë  Struga Trim Lum stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e 7-të me 26 pikë, ndërsa gjithashtu kjo skuadër do të luaj edhe në gjysmëfinale të Kupës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat