Skuadra më e suksesshme në historinë e Kupës së Kombeve të Afrikës (AFCON), Egjipti do të përballet të dielën (sonte) në finalen e edicionit 2022 me Senegalin, i cili nuk e ka fituar kurrë këtë turne, shkruan Insporti.
Egjipti do të jetë në kërkim të titullit të tetë të AFCON-it, teksa Senegali do të kërkojë një finale më të mirë se atë të vitit 2019 ndaj Algjerisë.
Ky takim do t’i vë në përballje edhe dy bashkëlojtarët e Liverpoolit, Mohamed Salah dhe Sadio Mane.
Ndeshja do të luhet në stadiumin Olembe të Yaounde, në vendin ku tetë persona u vranë në një përplasje më 25 janar – një tragjedi kjo që ndodhi në turneun në Kamerun.
Ndryshe, sipas statistikave, pesë nga 11 finalet e Kupës së Afrikës kanë shkuar në penallti. Katër nga këto pas 120 minutave pa shënuar fare gola.