Gareth Bale nuk luajti në “San Mamés”, kundër Bilbaos në Kupën e Mbretit, madje as u nxor në nxemje.
Trajneri Ancelotti, edhe pse nuk kishte opsione të tjera në sulm, zgjodhi “të shtrydhte” deri në fund Asension dhe Rodrygon. Në vend të Vinicius, në minutën e 60-të aktivizoi Iscon, pra një mesfushor.
Uellsiani nuk ishte i vetmi i skarcuar, pasi as Hazard, as Jovic, dy sulmues të tjerë, nuk u morën në konsideratë nga trajneri italian. Por rasti i Bale është i veçantë, pasi as belgu, as serbi, nuk kanë një të kaluar kaq të suksesshme sa Bale. Katër herë kampion i Europës, me paraqitje vendimtare në finalet e viteve 2014, 2016 dhe 2018.
Një lojtar me status historik në kubin “merengues”.
I kanë mbetur edhe 5 muaj në kontratë dhe me problemet fizike të hedhura pas, sërish nuk është në planet e Ancelottit.
Në fakt, këtë sezon ka më shumë minuta në fushë me Uellsin (232) sesa me Realin. Uellsi përballet me Austrinë e David Alabas më 24 mars, në ndeshjen e parë të play-off-it për Kupën e Botës në Katar.
Bale shpreson të marrë pjesë në Botëror, edhe pse jo më si lojtar i Realit. Kontrata e tij skadon më 30 qershor dhe nuk ka kthim prapa, por tani pyetja është: çfarë do të bëjë Bale, nëse skuadra e tij kualifikohet, për të arritur në Kupën e Botës në formë optimale. Nëse Uellsi dështon, ish-lojtari i Tottenhamit mund ta lërë futbollin. Në fakt, është vetëm 32 vjeç.