Mario Baloteli duket se ka rilindur në kampionati turk me fanellën e Adana Demirspor.
31-vjeçari ka gjetur sërish rrugën e rrjetës, duke shkuar në kuotën e 9 golave këtë sezon.
Italiani realizoi në transfertë ndaj Rizespor, duke dyfishuar shifrat.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 0-2 të skuadrës së Balotelit.
Pas formës së shkëlqyer që po kalon, Super Mario, duket se ka fituar edhe besimin e trajnerit të kombëtares italiane Mançini, që ka vendosur ta grumbullojë në ndeshjet e ardhshme.
Te skuadra turke, 31-vjeçari është shndërruar në një lider të vërtetë!