Rrëmujë te Manchester United, lojtarët kundër trajnerit Rangnick

Futboll

Rrëmujë te Manchester United, lojtarët kundër trajnerit Rangnick

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 15:43
Ralf Rangnick

Dhoma e zhveshjes në Manchester United nuk është aspak e kënaqur me trajnerin e përkohshëm Ralf Rangnick, pasi gjermani vazhdon të jetë nën lëkurën e lojtarëve të tij.

Pasi mbërriti për të zëvendësuar Ole Gunnar Solskjaer në fund të vitit 2021, Rangnick pritej të revolucionarizonte United. Por, në vend të kësaj, emri i tij nëpër media po le figurë të keqe.

Pasi u eliminua nga FA CUP kundër Middlesbrough të shtunën, doli se skuadra e United është e pakënaqur me trajnerin e tyre, edhe pse jo për shkak të humbjes. Sipas ‘The Sun’, shefi po përballet me një reagim të fortë nga lojtarët e tij pasi tha publikisht se Jesse Lingard kishte kërkuar të mos luante kundër ‘Boro’, gjë që vetë lojtari doli dhe tha se nuk ishte plotësisht e vërtetë, përkundrazi tha se klubi e kishte këshilluar atë për të marrë pushim.

Komentet e Rangnick nuk kanë shkuar mirë, dhe trajneri ka mbetur paksa i ‘skuqur’, veçanërisht pasi komentet për Anthony Martial në janar u mohuan më pas edhe nga francezi.

“Është koha për të qenë së bashku, për të mos shkaktuar përçarje duke folur në publik”, thuhet se ka thënë një burim i brendshëm për ‘The Sun’. “Nuk është mënyra për të bërë gjërat te United, duke dalë dhe transmetuar këto çështje në shtyp”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat