Napoli ka shënuar fitore në udhëtim te Venezia, në kuadër të xhiros së 24-të në Seria A.
“Napolitanët” triumfuan me rezultat 0:2.
Golin e parë e shënoi qendërsulmuesi Victor Osimhen pas një asistimi të Politanos (59′).
Kur mendohej se do mbyllej ndeshja me këtë rezultat, Andrea Petagna vulosi fitoren në fundin e takimit (90+10).
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani zhvilloi ndeshje të plotë dhe bëri paraqitje mjaftë të mirë, duke ndihmuar që të mbetet porta e paprekur.
Rrahmani u vlerësua me notën 7.2, nga ‘SofaScore’.