Skuadra e Milanit mbrëmë mori një fitore të çmendur kundër Interit në “Derby della Madonnina” ose në derbin e qyteti të Milanit me rezultatin 1-2, duke e “veshur” qytetin e modës me ngjyrat kuqezi.
Përveç se në Itali, këto dy skuadra të njohura kanë tifozë të flaktë edhe jashtë Italisë, shkruan Open-TV
Zekirja Shaini, mjeku nga Sllupçani i komunës së Likovës, është njëri prej tyre. Ai prej kohësh njihet si një tifozë i zjarrtë i “rossonerëve”.
Këtë gjë, ai e ka treguar edhe mbrëmë në profilin e tij në facebook, ku kishte shkruar: “Milano siamo noi” (Ne jemi Milani).