Ngjarja e turpshme në Serie A

Futboll

Ngjarja e turpshme në Serie A

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 17:46
Ngjarja e turpshme në Serie A

Seria A në këtë javë ka mbajtur një minutë heshtje para ndeshjeve në kujtim të figurës së Mauiricio Zamparinit.

Sipërmarrësi italian, i ndarë nga jeta pak ditë më parë, ishte bërë i njohur sidomos në vitet kur ishte presidenti i Palermos.

Por në ndeshjen Venecia-Napoli, ka ndodhur një ngjarje e turpshme pikërisht gjatë kujtimit për Zamparinin në fillimin e ndeshjes Ai kishte qenë për 15 vite president i Venecias para se të merrte drejtimin e Palermos, por duket se ultrasit e kësaj skuadre nuk kanë një kujtim të mirë nga ai.

Megjithatë, askush nuk priste që gjatë minutës së heshtjes, e gjithë tribuna e ultrasve të kthehej me shpinë nga fusha në mënyrë demonstrative, duke injoruar këtë homazh për të ndjerin.

Një shfaqje e turpshme e cila është shoqëruar më pas edhe me ngjarje të tjera të rënda, pasi tifozët në kor kanë lëshuar vazhdimisht fyerje me karakter territorial ndaj napolitanëve.

Në momentet kur kishte qetësi, fillonin kore si “Vezuv laji me flakë” apo “Duhet ujë dhe sapun”, drejtuar mbështetësve napolitanë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat