Prishtina siguroi kalimin në çerekfinale të Kupës së Kosovës pas fitores ndaj Drenicës me rezultatin 2:1.
Ndeshja u vendos pas 120 minutash lojë pasi koha e rregullt u mbyll 1:1.
Trajneri i Prishtinës, Abdulah Ibrakoviq, ka thënë shkurt pas ndeshjes se e rëndësishme për ekipin që ai drejton ishte kualifikimi në raundin tjetër.
“Ndeshjet e Kupës janë interesante dhe e tillë ishte edhe ndeshja e sotme.
Në pjesën e parë nuk kemi qenë mirë, pastaj pësuam gol, por ia dolëm në fund të barazojmë dhe në vazhdime shënuan një gol për tu kualifikuar tutje”, tha Ibrakoviq.