Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Aruajo është deklaruar pas fitores ndaj Atletico Madridit.
Barcelona triumfoi me rezultat 4 – 2 ndaj “Los Rijoblancos”, me uruguaianin që shënoi golin e tretë për katalunasit.
Pas ndeshjes, Araujo zbuloi se qëllimi ka qenë që të marrin pozitën e katërt dhe është arritur me sukses.
“Audienca na ndihmoi shumë. Ishte e rëndësishme që të fitonim. Ndeshja shkoi sipas planit, jemi të gëzuar”.
“Atmosfera e kësaj ndeshje ishte më e afërta që nga ndeshja ndaj Benficas në Ligën e Kampionëve”.
“Jam shumë i lumtur me fitoren dhe tre pikët, zhvilluam ndeshje të mirë. Qëllimi ynë ishte pozita e katërt”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Barcelona vazhdon të mbetet larg liderit, me Real Madridin që ka 12 pikë më shumë.