Barcelonës i ka takuar fitorja nga derbi me Atletico Madridin në La Liga, ndeshje kjo e zhvilluar të dielën në stadiumin “Camp Nou”.
Skuadra e Xavit bëri një paraqitje fantastike kur të gjithë lojtarët treguan kualitet dhe angazhim maksimal, e sidomos blerja e re Adam Traore dhe si dhe braziliani Dani Alves.
Rezultati final i ndeshjes ishte 4-2 që ia dha tri pikë të reja dhe shumë të rëndësishme katalanasve.
Megjithatë, më i vlerësuari nga radhët e Barcelonës ishte talenti Gavi me notën 7.7, pastaj Traore me 7.6 dhe Alba me 7.4.
Nga radhët e Atletico Madridit me notën më të lartë u vlerësua Luis Suarez që shënoi një gol dhe u vlerësua me notën 7.5.