Liverpul ka arritur një fitore 3-1 ditën e sotme përballë Kardif Sitit në “Anfield”, ndërkohë që kampionët në fuqi të Leister pësuan një humbje tronditëse në transfertë, 4-1 përballë Notinghem Forest.
Për djemtë e Jurgen Klop, sfida nisi me një ritëm të ulët, ku pjesa e parë u mbyll pa gola.
Në të dytën, Liverpul u zgjua dhe shënoi plot tre herë në portën e Kardif. Ndërkohë në këtë sfidë debutoj dhe blerja e re, Luis Diaz, i cili asistoi Minaminon për golin e dytë.
Nga ana tjetër, Leister humbi me shifrën e thellë 4-1, ndaj Notinghem. Ekipi i “Championship”, pas eliminimit të Arsenal raundin e 1/32-tave, arriti të surprizonte sërish dhe në 1/16-at.