Myrto Uzuni starton në debutimin ndaj Real Madridit, formacionet zyrtare

Futboll

Myrto Uzuni starton në debutimin ndaj Real Madridit, formacionet zyrtare

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 20:00
Foto ilustrim

Rruga e Real Madridit drejt titullit kampion në La Liga vazhdon sonte edhe me ballafaqimin kundër Granadas në “Santiago Bernabeu”.

Kjo ndeshje është e vlefshme për xhiron e 23-të të La Ligas me “Los Blancos” që vazhdojnë ta udhëheqin renditjen tabelare me 50 pikë, tre më shumë se ndjekësi i patë Sevilla.

Për Granadën nga minuta e parë do të luajë edhe sulmuesi shqiptar Myrto Uzuni i cili erdhi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Këto janë formacionet zyrtare:

Real Madrid: Courtois, Carvajala, Militao, Alaba,m Kroos, Modric, Asensio, Marcelo, Rodrygo, Isco, Camavinga

Granada: Maximiano, Gonalons, Milla, German, Suarez, Puertas, Neva, Quini, Uzuni, Torrente, Collado

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat