Lille vs PSG: Messi titullar por jo edhe Zhegrova

Futboll

Lille vs PSG: Messi titullar por jo edhe Zhegrova

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 20:25
Lille vs PSG: Messi titullar por jo edhe Zhegrova

Edon Zhegrova nuk do të këtë mundësinë të debutojë titull për Lille sonte në përballje me Paris Saint-Germain në Ligue 1, por shpreson se do ta bëjë një gjë të tillë nga stoli.

Përfaqësuesi i Kosovës Zhegrova është ende në pritje për të debutuar për kampionin francez, të cilit iu bashkua në Baseli në një marrëveshje prej 7 milionë eurove në janar.

22-vjeçari, i cili nënshkroi marrëveshje katërvjeçare e gjysmë me gjigantin francez, ishte në stol në humbjen kundër Brest javën e kaluar por shpreson këtë herë do ta ketë shansin për të debutuar në Ligue 1.

Ndërkohë, PSG-ja do ta fillojë takimin me Lionel Messin dhe Kylian Mbappen në sulm, me Neymarin që ende mungon shkaku i lëndimit.

Skuadra e Mauricio Pochettinos synon ta ruajë epërsinë prej 13 pikëve në krye të tabelës ndaj vendit të dytë, Marseille.

Lille nuk e ka nisur mirë mbrojtjen e titullit dhe ngel shumë mbrapa në tabelë, pasi renditet në vendin e 11-të me 32 pikë, 10 pikë larg top treshes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat