Reali Madridi e mposhti me rezultat 1:0 Granada-n e Myrto Uzunit.
Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Uzuni u paraqit titullar, duke treguar angazhim i cili u zëvendësua në minutën e 80-të.
Reali me mjaft mund arriti fitore duke iu falënderuar golit të Asensios në minutën e 74-të.
Pas javës së 23-të në kampionatin spanjoll, Reali kryeson me 53 pikë e Granada është e 16-ta me 24.