Verona njofton se ka prishur me konsensus kontratën me futbollistin Nikola Kaliniç.
Sulmuesi kroat largohet nga klubi veronez pas një sezoni e gjysmë ku ka zhvilluar 33 ndeshje në Serie A dhe ka shënuar 6 gola.
Verona falenderon dhe përshëndet përzemërsisht “Kale”, duke i uruar shumë kënaqësi në vazhdimin e mëtejshëm të karrierës së tij sportive”, shkruhet në njoftimin e klubit në faqen zyrtare.
Ish-sulmuesi i Milanit, që kundër Juventusit luajti për 20 minuta, ka marrë një ofertë nga Hajduk Split (merkato në Kroaci mbyllet në 15 shkurt) dhe ka vendosur që të kthehet në vendlindje.