Man United rivalizon Arsenalin për yllin suedez

Futboll

Man United rivalizon Arsenalin për yllin suedez

Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 14:22
Foto ilustrim

Manchester United është i gatshëm të rivalizojë Arsenalin për transferimin e sulmuesit të Real Sociedad, Alexander Isak.

Reprezentuesi suedez është një i ri emocionues, i cili duket se ka shumë të ngjarë të bëjë një lëvizje të madhe në të ardhmen e afërt dhe ka disa opsione joshëse.

Isak kohët e fundit u lidh me Arsenalin dhe sigurisht duket se është i përshtatshëm për “Topçinjtë” për të zëvendësuar Pierre-Emerick Aubameyang, pasi ky i fundit iu bashkua Barcelonës.

Megjithatë, duket se Man Utd po përgatitet gjithashtu të hyjë në bisedime me përfaqësuesit e Isakut, sipas “Todo Fichajes”, me “Djajtë e Kuq” që supozohet se janë gati të tejkalojnë rivalët e tyre për 22-vjeçarin.

United padyshim që mund të përmirësojë edhe sulmin e tyre, me Isak ndoshta një sulmues të ri ideal për të sjellë si një zëvendësues afatgjatë për dyshen e moshuar Cristiano Ronaldo dhe Edinson Cavani.

Të dy, Arsenali dhe United janë në betejë për një vend të katërt të parë këtë sezon, kësisoj cila do skuadër që arrin më lartë, do ketë avantazhin për nënshkrimin me suedezin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat