Llapi kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Futboll

Llapi kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 16:33
Llapi

Llapi ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Ferizajt, duke u kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Golin e parë e ka shënuar Alban Shillova në minutën e 31-të, ndërsa në minutën e 40 –të, Kastriot Selmani dyfishoi epërsinë për llapianët.

Në pjesën e dytë pavarësisht shumë rasteve u mbyll me këtë rezultat, 2-0 për Llapin.

Ndërsa shorti për rrethin e çerekfinales së Kupës së Kosovës do të mbahet të enjten.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat