Shefi i Sevillas, Monchi ka lavdëruar punën që po bën trajneri Julen Lopetegui, raportojnë mediet spanjolle.
Monchi thotë se Lopetegui i përshtatet shumë skuadrës së Sevillas.
“Kur vendosëm të marrim Julen Lopetegui, pata një fotografi në kokë dhe sot ai imazh është përmirësuar”, tha Monchi.
“Julen është i fiksuar pas punës dhe perspektiva e tij futbollistike është një nga virtytet e tij të mëdha. Ai përshtatet në mënyrë të përkryer në Sevilla”.
“Një nga virtytet e tij kryesore është se të gjithë ata që punojnë në klub i kanë sytë dhe veshët hapur. Klubi është ambicioz, por trajneri është edhe më ambicioz. Ai dëshiron të përmirësohet vazhdimisht dhe kjo është shumë e dobishme për ne”, theksoi i pari i klubit të Sevillas.