Ish-trajneri i Kombëtares U-19 emërohet në krye të skuadrës...

Futboll

Ish-trajneri i Kombëtares U-19 emërohet në krye të skuadrës...

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 13:22
Ish-trajneri i Kombëtares U-19 emërohet në krye të skuadrës...

Arjan Bellaj është trajner i ri i skuadrës së Kallamatës në Greqi.

Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare ishte si asistent i ekipit të Kallamatës, por me dorëheqjen e trajnerit Nikos Anastopulos, klubi me anë të një komunikate zyrtare në sajtin e saj ka njoftuar se në dy ndeshjet e saj në shtëpi ndaj Rodosit dhe AEK-ut B trajner i skuadrës do të jetë pikërisht Arjan Bellaj.

Kallamata, militon në kategorinë e dytë greke teksa në grupin e jugut renditet në vendin e katërt me 27 pikë të grumbulluara. Bellaj më parë ka qenë trajner i Kombëtares shqiptare U-19, Apollon Larisa dhe i Luftëtarit.

Vlen të theksohet se 51-vjeçari ka qenë pjesë e ekipit të Kallamatës edhe si futbollist gjatë viteve 1994-1996.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat