Prej disa vitesh, emri i Sadio Mané është lidhur me klubet e mëdhenj spanjollë.
Në vitin 2018 e kishte tentuar Real Madridi, i cili arriti marrëveshje me senegalezin me rekomandimin e Zinedine Zidane, për t’u tërhequr pas largimit të trajnerit francez.
Sot, “SER Catalunya” zbulon një sfond nga vera e kaluar. Barcelona ishte përpjekur të testonte situatën e sulmuesit me Liverpool-in, por gjendja e vështirë financiare e Blaugrana-ve e bëri operacionin praktikisht të pamundur që në fillim.
Blerja e Mané ka qenë një kërkesë specifike nga Lionel Messi (i cili e ka vlerësuar gjithmonë), një lloj “kushti” për ta shtyrë atë të rinovonte kontratën.
Në fund, sikurse dimë të gjithë tashmë, ndodhi e kundërta. As Messi nuk rinovoi dhe as Mane nuk zbarkoi në “Camp Nou”.