Xhirot e para të stinorit pranveror Drita dhe Gjilani nuk do t’i zhvillojnë në shtëpi

Futboll

Xhirot e para të stinorit pranveror Drita dhe Gjilani nuk do t’i zhvillojnë në shtëpi

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 14:33
Xhirot e para të stinorit pranveror Drita dhe Gjilani nuk do t’i zhvillojnë në shtëpi

Superliga e Kosovës rikthehet në fundjavë pas një pushimi të gjatë.

Do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 19-të ku pritet të ketë përballje tejet interesante.

Në luftë direkte për titull janë edhe dy skuadrat gjilanase, Gjilani dhe Drita, me të parët lider në tabelë, të ndjekur në vendin e dytë nga bardhekaltrit.

Megjithatë, në këtë fillim të stinorit pranveror dy skuadrat me rivalitet të madh nuk do t’i zhvillojnë ndeshjet në shtëpi.

Gazeta Olle mëson se në pesë xhirot e ardhshme dy skuadrat nuk do t’i luajnë ndeshjet vendase në stadiumin e qytetit, për shkak të ndërrimit të tapetit.

Mbetet të shihet nëse këto ndryshime do të kenë pasoja në paraqitjen e futbollistëve të “Skifterave” dhe “Intelektualëve”, në fushën e lojës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat