Rrezikon Championsin

Futboll

Rrezikon Championsin

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 14:49
Rrezikon Championsin

Pas euforisë që ofroi fitorja kundër Hellas Veronës në kampionat, Juventusi papritur zgjohet të nesërmen me lajme negative.

Ashtu siç ishte menduar, dalja e parakohshme nga fusha e lojës e Xhorxho Kielinit kishte përhapur menjëherë shqetësim në Torino, me trajnerin Alegri i cili konfirmoi se ajo që e kishte detyruar veteranin të dorëzohej ishte një kontraktim muskulor në pulpën e majtë, e cila i shkakton shpesh probleme 37-vjeçarit.

Nëse ditën e djeshme stafi mjekësor i ka lënë “King Kongut” një ditë pushimi të plotë, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës është paraqitur normalisht në fushën stërvitore, ndjesitë janë se dëmtimi i Kielinit është më i rëndë sesa mund të mendohet.

E sigurt është se mbrojtësi do të mungojë ditën e enjte në mbrëmje, në çerekfinalen e Kupës së Italisë kundër Sasuolos.

Por siç raportoi mbrëmjen e djeshme rrjeti “Sky Sport”, nga brenda “Kontinasës” përflitet se ndoshta kapiteni bardhezi mund të rrezikojë edhe një periudhë 3-javore qëndrimi jashtë fushave të lojës, e cila do të thotë se ai do të humbë ndeshjen e vajtjes në 1/8-at e Ligës së Kampioneve kundër Vijarealit, në program më 22 shkurt, në Spanjë.

Gjithsesi, ky është vetëm informacioni që ka mundur të mbledhin gazetarët e “Sky”-it, pasi për momentin klubi nuk është prononcuar ende dhe me shumë mundësi diagnoza reale e dëmtimit të Xhorxho Kielinit do të vijë ditën e sotme, kur janë në program edhe analizat e plota mjekësore.

Nëse diçka e tillë konfirmohet, atëherë përveç Sasuolos në Kupë e Vijarealit, Kielini do të humbë edhe sfidat që janë në mes, si transferta me Atalantën dhe derbi me Torinon, respektivisht më 13 dhe 18 shkurt,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat