Flamurtari i Prishtinës është gati për pjesën e dytë të kampionatit të Ligës së parë të Kosovës në në futboll.
Atmosfera është shumë e mirë në këtë mjedis, punohet me zell të shtuar në kërkim të formës më të mirë dhe të rezultateve edhe më të mira.
Futbollisti i Flamurtarit, Korab Hasani, tha se janë më të organizuar se në vjeshtë, sipas tij do të janë një ekip me një fytyrë tjetër.

“Flamurtarin e shoh një Flamurtar shumë më të fortë se vitin e kaluar e më të organizuar dhe më frymën e re që e ka pru presidenti në shtab teknik në krye me Megzon Visokën”, thotë Hasani për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Kuqezinjtë renditen në vend të shtatë me 17 pikë në Grupin B gjatë stinorit vjeshtor.
“Do të jemi një fytyrë tjetër në këtë kampionat.
Synimet janë që në çdo ndeshje të hyjmë për fitore edhe të jemi sa më mirë në tabelë.
Të bëhet ekipi për tjetrën sezon që me disa përforcime të synojmë përsëri Superligën vitin e ardhshëm”, përfundon Hasani.