Pioli: Ibrahimovic mungon nesër

Futboll

Pioli: Ibrahimovic mungon nesër

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 15:45
Pioli.

Zlatan Ibrahimovic nuk do të mund të jap kontributin e tij as në ndeshjen kundër Lazio.

Milan do të ketë një punë të vështirë në Kupën e Italisë, kur do të përballet me skuadrën e Lazio.

Pas derbit të qytetit, ‘Rossoneri’ kërkojnë rezultat pozitiv edhe në Kupë të Italisë. Edhe në këtë ndeshje, skuadra do të jetë pa shërbimet e Zlatan Ibrahimovic, konfirmon trajneri Pioli.

“Zlatan ka motivimin dhe ambicien për të ndihmuar skuadrën në fushë, kështu që ai shpreson të kthehet në aksion së shpejti”, ka thënë Pioli.

“Ai nuk do të jetë gati nesër. Do të shohim për ndeshjen e radhës”, shtoi italiani.

Ndeshja mes Milan dhe Lazio luhet nesër, me fillim nga ora 21:00. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat