Belletti: Kur u stërvita me Messin për herë të parë

Futboll

Belletti: Kur u stërvita me Messin për herë të parë

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 15:51
Belletti: Kur u stërvita me Messin për herë të parë

Heroi i Barcelonës Juliano Belletti ka zbuluar se Lionel Messi ishte aq i mirë në fillimet e tij si adoleshent saqë ai nuk ishte në gjendje as ta godiste sulmuesin argjentinas në stërvitje.

Në vitin 2004, Belletti ishte në kulmin e karrierës dhe sapo i ishte bashkuar Barçës pas një kohe të suksesshme në fanellën e Villarrealit.

Messi, në anën tjetër, sapo kishte filluar të merrte ftesa për të stërvitur me ekipin e parë dhe Belletti ende e mban në mend herën e parë që e kishte ndarë fushën me një djalosh i cili u rrit për t’i fituar shtatë Topa të Artë.

“Kur u stërvita me Messin për herë të parë, nuk kisha dëgjuar për të më parë. Andres Iniesta erdhi dhe më pyeti nëse e njihja kush ishte Messi dhe më paralajmëroi të isha i kujdesshëm sepse ai ishte i mirë”, tregoi Belletti për Goal.

“Ai më tha, ‘bëj kujdes’, gjatë kohës sime më të mirë në karrierë. Unë isha në kulmin e karrierës. Por kur ai e merrte topin në stërvitje, nuk i bënte se kundër kujt luante. Ndodhi të isha unë në atë kohë”, tregoi ai.

“Një kundër një, kur po mendoja të ndërhyrja ndaj tij, vetëm kur e shihja që ai më kishte mposhtur tashmë. Kështu ishte, përpiqesha ta godisja por nuk arrija. Nuk arrija ta kapja”, përfundoi ai.

Si një njeri që shënoi gol në fitoren e Barcelonës kundër Arsenalit në finale të Ligës së Kampionëve më 2006, Belletti mban lidhje të forta me gjigantin katalonas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat