Mesfushori i Levantes, Enis Bardhi, është dënuar, ditën e sotme, për shkak se ka vozitur veturën me patent-shoferi të falsifikuar.
Siç detajohet nga COPE, u pretendua se Bardhi ishte ‘plotësisht i vetëdijshëm’ se nuk kishte një licencë dhe u kishte dorëzuar oficerëve një licencë me një emër tjetër.
Si rezultat, Bardhi është shpallur fajtor dhe i është dhënë katër muaj burg me 1920 euro gjobë.
Ndonëse, dënimi është pezulluar për dy vjet, që do të thotë se Bardhit do t’i duhet të kalojë vetëm kohën e paraburgimit nëse ai kryen një krim tjetër para se të kalojnë dy vjet.
Bardhi mbetet i lirë të luajë për Levanten, pasi ka bërë tashmë 16 paraqitje në La Liga këtë sezon, duke luajtur në fundjavë, teksa Las Granotas u mposht nga Getafe.
Levante mbetet në fund të tabelës me vetëm një fitore.