Ndodh edhe kjo, e shkarkuan para dy ditësh, sot emëron përsëri trajner

Futboll

Ndodh edhe kjo, e shkarkuan para dy ditësh, sot emëron përsëri trajner

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 17:22
Pippo Inzaghi

Një vendim i rrallë dhe i pabesueshëm ka ndodhur në futbollin italian.

Pippo Inzaghi u shkarkua nga posti i trajnerit të Brescias këtë të diel.

Ky vendim i presidentit kontraverz Massimo Cellino u përcoll me protesta nga tifozët e skuadrës.

Ai kishte vendosur emrin e uruguajanit Diego Lopez si pasardhës të Inzaghit.

Por, pas protestave të tifozëve, Cellino është detyruar të ndërroj mendim.

Sipas mediave italiane, Brescia sot do të njoftoj rikthimin e Inzaghit vetëm dy ditë pas shkarkimit të tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat