Lajme shumë të rëndësishme vijnë në lidhje me stadiumet italiane: kanë nisur bisedimet mes Federatës së Futbollit dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe po diskutohet mundësia për të rihapur stadiumet.
Objektivi është që stadiumet të hapen në 100% të kapacitetit të tyre në mars.
Sipas parashikimeve ndeshjet në javën e 26-të dhe atë të 27-të do të luhen me 75% të kapacitetit, ndërsa java e ardhshme do të vazhdojë me 50% të kapacitetit.
Pritet që ndeshjet e javës së 28-të të Serie A të zhvillohen me stadiumet e mbushura plot dhe do të ishte hera e parë në futbollin italian që nga fillimi i pandemisë që stadiumet do të mbushen në kapacitetin e tyre maksimal.