Petkoviç shkarkohet pas vetëm 6 muajsh në Francë!
Sipas burimeve në Francë, Vladimir Petkoviç nuk është më trajner i Bordo dhe pritet vetëm zyrtarizimi i klubit.
Rezultatet e dobëta dhe vendi i parafundit në renditje, kanë qenë faktori kryesor që solli shkarkimin e boshnjakut nga stoli i Bordo.
Sfida e fundit e humbur kundër Reims me rezultatin 5-0, duket se ishte fatale për Petkoviç dhe solli vendimin drastik për teknikun.
58-vjeçari i cili la Zvicrën për t’u kthyer dhe një herë në kampionate, pritet të zëvendësohet nga ish-tekniku i Romës, Rudi Garsia.