Shqiptarët i eliminon nga Kupa ish-sulmuesi i Milanit!
Një përballje vërtetë e çmendur ka ndodhur në sfidën e Kupës së Turqisë, ku Karagumruk mundi Koniasporin me shifrat 5-4.
Në fushë për Koniasporin ishin Endri Çekiçi, i cili luajti vetëm 78 minuta dhe shqiptari i Kosovës Zymer Bytyqi, të cilët u zëvendësuan në pjesën e dytë. Ndërkohë, Sokol Cikalleshi nuk ishte pjesë e kësaj sfide për shkak të një dëmtimi.
Kjo sfidë zgjati për 120 minuta, pasi koha e rregullt nuk shërbeu për të shpallur një fitues. Fabio Borini dhe Emre Mor ishin ata që bënë të mundur kualifikonin ekipin e tyre për në çerekfinale.