Mesfushori Riqui Puig pritet të largohet nga Barcelona në afatin e ardhshëm veror, pasi nuk është duke arritur të jetë titullar në “Camp Nou”.
22-vjeçari ka bërë 12 paraqitje për katalunasit, por nuk ka qenë i përfshirë në tre ndeshjet e fundit në La Liga.
Rikthimi i Pedrit nga lëndimi e ka shtyrë Puigin, derisa ka hyrë edhe në 18 muajt e fundit të kontratës.
Sipas “Sport”, Barcelona i beson lojtarit, por trajneri Xavi nuk e sheh si lojtar i rëndësishëm dhe ka disa oferta nga klubet e Evropës që duan ta transferojnë.
Raporti shton se katalunasit që një kohë duan huazimin e Puig, mirëpo spanjoll i ka rezistuar ofertat të largimit.
Mesfushori ka shënuar një herë dhe asistuar tre herë në 51 paraqitje për Barcelonën në të gjitha garat, që kur bëri debutimin në vitin 2018.