Interi superfuqi për Romën, duke e mposhtur me rezultat 2:0 në ndeshjen e çerekfinales së Kupës së Italisë.
Zikaltrit kualifikohen në gjysmëfinale, ndërsa romakët eliminohen.
Në minutën e parë, boshnjaku Edin Xheko nga afërsia shënoi pas asistimit brilant të kroatit Perishiç.
Kampioni tregon muskujt edhe në pjesën e dytë, ku shikuesit panë edhe një gol të bukur të Alexis Sanchez.
Në minutën e 68-të, Sanchez nga rreth 21-22 metra godet bukur duke shënuar super gol në këndin e epërm të djathtë.
Reprezentuesi i Shqipërisë, Marash Kumbulla, u aktivizua në pjesën e dytë por nuk ia dolën ta ndalin Interin jashtëzakonisht të mirë.