West Ham po bën shumë mirë në Premier League. “Çekiçët” ishin shumë afër kualifikimin në Champions League sezonin e kaluar, teksa të njëjtën gjë po tentojnë edhe këtë sezon.
Ekipi i David Moyes renditet përkohësisht në vend të katërt, teksa një nga lojtarët më të dalluar të skuadrës londineze është Declan Rice. 23-vjeçari luan si shkatërrues, por bën mirë edhe rolin e qendërmbrojtësit.
Chelsea, Manchester City dhe Manchester United e ndjekin prej kohësh lojtarin e kombëtares angleze (27 ndeshje dhe 2 gola me ‘Tre Luanët’), por kërkesat e West Ham janë të larta.
Mediet ishullore raportojnë se drejtuesit e West Ham e vlerësojnë 120 milionë euro kartonin e Rice, i cili shpreson të nisë një aventurë të re në verë.