Mehmeti në Shibenik

Futboll

Mehmeti në Shibenik

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 12:11
Mehmeti në Shibenik

Klubi kroat, Shibenik ka njoftuar zyrtarisht marrëveshjen me talentin nga Kosova, Mal Mehmeti, i cili ka nënshkruar zyrtarisht me skuadrën nga Superliga e Kroacisë.

Shibenik ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të njoftuar marrëveshjen me ish-lojtarin prishtinas të 2 Korrikut, Mal Mehmeti.

“Lojtari i ri i Sibenikut është Mal Mehmeti, i cili ka nënshkruar kontratë me portokallinjtë deri në fund të sezonit aktual, me mundësi vazhdimi edhe për dy vite të tjera (2024). Ai në Shibenik do të veshë fanellën me numrin 58”.

“Mehmeti është një sulmues anësor 19-vjeçar i lindur në Prishtinë më 25 prill 2002. Ai para një viti erdhi në Kroaci nga KF Trepça dhe gjysmën e sezonit e luajti për juniorët e Istrias, ndërsa pjesën e parë të sezonit aktual e kaloi në ligën e tretë te Trnje”.

Ai iu bashkua portokallinjve në përgatitjet në Medulin para ndeshjes me Istra 1961 dhe në këtë periudhë bindi drejtuesit”, thuhet në njoftimin e klubit kroat.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat