Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, konfirmon se Mohamed Salah është gati për përballjen me Leicester City të enjten, raportojnë mediat angleze.
Tekniku gjerman gjithashtu konfirmoi se Sadio Mane nuk do të jetë në dispozicion.
Dyshja e Liverpoolit u përballen në Kamerun në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës të dielën, me Senegalin e Mane që mundi Egjiptin e Salah.
“Mo është kthyer tani. Kam folur tashmë me të. Ai është shumë i zhgënjyer. Por mezi priste që të vijnë këtu”, tha Klopp.
“Unë fola me të dhe gjëja e parë që më tha Mo ishte: ‘Unë jam gati’”.
I pyetur nëse edhe Mane do të përfshihet kundër Leicesterit, Klopp tha: “Sadio, nuk ka shanse pasi ai nuk është as këtu”.