Kupa e Turqisë ka sjellë ditën e djeshme një ndeshje mjaft emocionuese mes Fatih Karagumrukut dhe Koniasporit.
Takimi ka përfunduar me rezultatin 5-4, ku ka vendosur goli i Emre Mor-it në minutën e 105 për të sjellë eliminimin e skuadrës së Çekiçit e Cikalleshit.
Por nëse loja nga skuadrat ishte e zjarrtë, e kundërta thuhet për temperaturat në Stamboll.
Era e fotë dhe temperaturat e ulta janë përjetuar së tepërmi nga portieri i Fatih Karagumrukut. Në momentin ku po luhej koha shtesë kamerat fokusojnë Emiliano Vivianon duke u dridhur i gjithi pranë katërkëndëshit të tij.
Megjithatë i është dashur të durojë të ftohtin deri në fund për të shijuar më pas kualifikimin për në turin tjetër të Kupës së Turqisë.