Drama e lojtarit brazilian

Futboll

Drama e lojtarit brazilian

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 13:08
Drama e lojtarit brazilian

Jean Pyerre është 23 vjeç, luan si mesfushor ofensiv dhe në merkaton e janarit ishte bërë gati të provonte aventurën e parë në futbollin evropian. Prej vitit 2018 është pjesë e ekipit të parë të Gremios, teksa paraqitjet pozitive në Brazil tërhoqën vëmendjen e Giresunspor.

Klubi turk që garon në elitë dhe po lufton për të siguruar mbijetesën, arriti një akord me Gremion dhe bleu kartonin e lojtarit ofensiv. Jean Pyerre kreu vizitat mjekësore, të cilët evidentuan problemet në testikuj.

Braziliani u diagnostifikua me sëmundje të keqe, akordi me Giresunspor u prish dhe ai u detyrua të rikthehej në vendlindje për të vijuar kurimin. Një ngjarje e trishtë, me Jean Pyerre që është gati të fitojë betejën më të rëndësishme.

Me anë të një postimin në Instagram, mesfushori tregon se nuk e ka humbur pozitivitetin. “Situata është delikate, por ka shumë mundësi që të zgjidhet, ashtu do të ndodhë”, shkruan lojtari nga Alvorada.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat