Kapitenit i Senegalit e ndjen se është koha për një sfidë të re

Futboll

Kapitenit i Senegalit e ndjen se është koha për një sfidë të re

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 13:12
Mane

Sulmuesi i Liverpool-it, Sadio Mane raportohet se është duke e menduar largimin nga Anfield në fund të këtij sezoni.

“Goal” shkruan së kapitenit i Senegalit e ndjen se është koha për një sfidë të re.

Agjentët e Mane-s tashmë kanë kontaktuar me Real Madridin dhe Barcelonën, dy skuadrat e mëdha spanjolle, derisa thuhet se edhe Atletico Madrid është duke e vëzhguar situatën e lojtarit.

Mane, i cili sapo e ka udhëhequr Senegalin drejt triumfit në Kupën e Kombeve të Afrikës, ka më pak se 18 muaj kontratë me Liverpooli-n.

Mane në prill mbush 30 vjet, ai preferon një sfidë të re në futbollin evropian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat