Është mbledhur Asambleja e Shoqatës Rajonale të Futbollit Lezhë, ku janë marrë disa vendime. Ndër më kryesoret ishte propozimi dhe miratimi si kandidat për kreun e FSHF-së, Sulejman Starovën.
Starova është ndër figurat më të njohura të futbollit shqiptar pasi ka qenë trajner i ekipeve më me emër si Partizani dhe Tirana.
Në fillimin e viteve 2000 ka mbajtur postin e Sekretarit te Përgjithshëm të FSHF-së. 66 vjeçari ka qenë në këtë detyre dhe në mandatin e parë të Armand Dukës si president i Federatës. Më poshtë keni dhe vendimet që u morën në këtë Asamble.
-Miratimi dhe propozimi për kandidat të FSHF-së, Sulejman Starovën
-Miratimi i tre delegatëve për në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së
-Miratimi i Buxhetit për vitin 2022.