Trajneri i skuadrës së Juventus, Massimiliano Allegri ka dhënë një lajm shumë të mirë për të gjithë mbështetësit e “Zonjës së Vjetër”.
Në konferencën për mediat, të zhvilluar në prag të takimit për Kupën e Italisë me Sassuolon, tekniku theksoi se Kaio Jorge mund të luajë në rolin e titullarit.
“Kaio mund të jetë titullar, ai mund të përfundojë te Sassuolo. Kean jashtë për shkak të skualifikimit”-kështu e paraqet trajneri i Juventusit, sfidën e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Italisë.
Tekniku jep disa indikacione për formacionin startues, duke zbuluar se mund të fokusohet te sulmuesi Kaio Jorge.
“Ai mund të fillojë nga minuta e parë. Ai është i ri, ai po bën rrugën e tij dhe është i lumtur që është në Juventus.”- theksoi ndër të tjera trajneri Italian.