Lajm i keq për Simone Inzaghi. Gjatë ndeshjes kundër Romës në Kupën e Italisë, Alessandro Bastoni u detyrua të largohej herët nga fusha i dëmtuar. Në vend të Bastonit, trajneri i Interit hodhi në fushë holandezin Stefan De Vrji, së bashku me D’Ambrosio dhe Skriniar.
Një mbrëmje e keqe për mbrojtësin zikaltër, i cili u skualifikua dhe në çdo rast do të kishte munguar në ndeshjen kundër Napolit në kampionat. Simone Inzaghi më pas shprehu shqetësimin e tij për gjendjen e mbrojtësit: “Bastoni ra keq, mjekët do t’i bëjnë ekzaminimet, shpresojmë të mos e humbasim për një kohë të gjatë”.
Analizat që iu nënshtrua Bastoni konfirmuan traumën, ndrydhjen e kyçit të këmbës, siç bën të ditur Interi në këtë njoftim për shtyp: “I zëvendësuar gjatë ndeshjes Inter-Roma të Kupës së Italisë, Alessandro Bastoni iu nënshtrua testeve instrumentale mëngjesin e sotëm, të cilat konfirmuan ndrydhjen e kyçit të këmbës së djathtë. Lojtari do të rivlerësohet në ditët në vijim”.
Prandaj, nuk ka detaje të reja relevante, gjë që ndez një fije shprese për tifozët zikaltër që ta shohin Bastonin gati në ndeshjen e parë të të Ligës së Kampionëve kundër Liverpool-it, më 16 shkurt.