Juve, Milan e Inter, sa shumë miliona të hedhur

Futboll

Juve, Milan e Inter, sa shumë miliona të hedhur

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 16:02
Juve, Milan e Inter, sa shumë miliona të hedhur

CIES, instituti i statistikave të futbollit, u ka bërë së fundmi një analizë skuadrave të 5 ligave më të forta në Europë lidhur me lëvizjet e tyre në merkato, në 10 sezonet e fundit (nga vitit 2012 e deri më sot).

Të dhënat nënvizojnë se ekipet që kanë shpenzuar më shumë vetëm në blerje lojtarësh janë Siti me 1 miliard e 699 milionë euro; Barcelona 1.63 miliardë dhe Çelsi me 1.614 miliardë.

Megjithatë, skuadrat nuk është se vetëm kanë blerë, por edhe kanë shitur, prandaj mes shpenzimeve dhe arkëtimeve renditja e 10 ekipeve që kanë bilancin më negativ sheh Mançester Junajtidin në vend të parë me 1 miliard e 75 milionë euro.

Siti me 984 milionë euro humbje; PSG-ja me 941 milionë; Barcelona me 650 milionë; Arsenali 583; Juventusi 561; Milani 432; Evertoni me 429; si dhe Aston Vila e Çelsi respektivisht me 424 dhe 413 milionë euro humbje.

Ndërkohë, për sa i përket Interit, zikaltrit në Itali renditen të tretët lidhur me shpenzimet dhe arkëtimet, me 1 miliard e 58 milionë të shpenzuara dhe 673 të arkëtuara, për një total prej 385 milionë euro humbjesh në 10 sezonet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat